Meksika, e para që siguron fazën nokaut

0%

Shpërndaje në: Meksika shfrytëzoi një gabim në mbrojtje të Koresë së Jugut për të fituar 1:0 dhe për t’u bërë përfaqësuesja e parë që avancoi në fazën nokaut të Kupës së Botës. Ndeshja është luajtur në Guadalajara të premten në mëngjes, sipas kohës në Kosovë. Ky është sukses i madh për përfaqësuesen që nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në vitin 2022.

Lojtarët e Meksikës festuan në fushë dhe përshëndetën tifozët që brohoritën dhe kënduan në tribunat e “Estadio Akron”. Luis Romo e shënoi golin në minutën e 50-të, pasi portieri i Koresë së Jugut, Kim Seung-gyu u përplas me mbrojtësin Lee Gi-hyuk dhe e lëshoi topin brenda zonës. Koreja e Jugut iu afrua barazimit në minutën e 87-të, por portieri meksikan, Raul Rangel bëri pritje vendimtare.

“Nuk ishte ndeshje e shkëlqyer, por kundërshtari nuk na la të bëjmë shumë. Kemi shënuar pas atij gabimi të kundërshtarit, kurse i kishim edhe disa mundësi”, ka thënë selektori i Meksikës, Javier Aguirre. Meksika në ndeshjen e parë fitoi 2:0 ndaj Afrikës së Jugut dhe me gjashtë pikë e ka të sigurt avancimin nga Grupi A.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Koreja e Jugut mbetet e dyta me tri pikë, kurse nga një e kanë Çekia dhe Afrika e Jugut.

Burimi: Koha