Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqenin e Viroit. Bëhet e ditur se viktima është B.K, i cili punonte si roje në parkun e Viroit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e mbytjes së tij.

Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës , në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi