Marrëveshja prishet nëse Izraeli sulmon Libanin, thotë Irani

0%

Shpërndaje në: SHBA-ja dhe Irani kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen e paqes. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar atë gjatë samitit të G7-s që është mbajtur për tri ditë rresht në Francë, ndërsa Irani e ka konfirmuar nënshkrimin nga ana e presidentit të tij, Masoud Pezeshkian.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, ka thënë në Telegram se nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin, kjo do të konsiderohet shkelje e memorandumit. Forcat izraelite kryen sulme të reja në Libanin jugor të mërkurën, thonë mediat shtetërore, pavarësisht kritikave të përsëritura nga Trumpi për veprimet e Izraelit në vend.

Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë kryer sulme kundër njëri-tjetrit që kur marrëveshja SHBA-Iran është njoftuar të dielën në mbrëmje. Nënshkrimi i marrëveshjes u ka hapur rrugë bisedimeve 60-ditore mes dy vendeve për përcaktimin e çështjeve të tjera, të cilat do të nisin në Zvicër të premten.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha