Maqedonci në Bruksel: Kosova krah aleatëve në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, përballë agresionit rus

0%

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se, në këtë takim, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën në Ukrainë.

Gjatë takimit, të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis, u rikonfirmua mbështetja e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit të saj territorial përballë agresionit rus, transmeton KosovaPress.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në margjinat e këtij takimi, ministri Maqedonci zhvilloi diskutime të frytshme me zyrtarë të NATO-s dhe me ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, me fokus në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Kosova mbetet e përkushtuar në krah të partnerëve dhe aleatëve të saj, në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.

Burimi: Telegrafi