Kroacia u mposht nga Anglia, por Ivana Knoll i vuri “flakën” stadiumit në Dallas

0%

Modelja dhe influencerja kroate Ivana Knoll ishte sërish në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës 2026, para sfidës së Grupit L mes Kroacisë dhe Anglisë.

E njohur gjerësisht si një nga tifozet më të famshme të futbollit në botë, Knoll u shfaq në tribunat e stadiumit me një veshje me ngjyrat tradicionale kuqe e bardhë të Kroacisë, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe tifozëve të pranishëm.

Influencerja, e njohur edhe me nofkën “Knoll Doll”, publikoi në rrjetet sociale fotografi nga atmosfera para ndeshjes, të shoqëruara me mesazhin mbështetës: “Kroaci, le të shkojmë!”. Paraqitja e saj u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku numëron miliona fansa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumë prej tyre e vlerësuan stilin e saj karakteristik, ndërsa mediat sportive ndërkombëtare e përfshinë edhe një herë mes figurave më të komentuara të tribunave në këtë Botëror. Knoll ishte bërë e njohur edhe gjatë kampionateve të mëparshme botërore, ku prania e saj në mbështetje të kombëtares kroate kishte tërhequr vëmendje të madhe mediatike.

Burimi: Bota Sot