Kosova mëson kundërshtarët në Main Round të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028 në futsall

0%

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët e saj në fazën Main Round të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës FIFA 2028. Pas shortit të hedhur nga UEFA, Kosova është shortuar në Grupin 10, së bashku me Italinë dhe Gjeorgjinë. “Dardanët” do të synojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive dhe të luftojnë për një vend në fazën e ardhshme të garës.

Kosova siguroi pjesëmarrjen në Main Round pas paraqitjeve të suksesshme në fazën paraprake të kualifikimeve, duke dëshmuar progres të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare të futsallit. Sipas formatit të UEFA-s, 36 kombëtare janë ndarë në 12 grupe me nga tri skuadra.

Fituesit e grupeve dhe katër vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt në Elite Round, ndërsa tetë vendet e dyta të mbetura do të luajnë në play-off. Ndeshjet e Main Round do të zhvillohen nga tetori 2026 deri në mars 2027.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi