Kombëtarja e Kosovës shënon fitore të madhe ndaj Malit e Zi

0%

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shkruar një nga faqet më të bukura të sportit tonë, duke e mposhtur Malin e Zi me rezultat bindës 3:0 në kuadër të CEV Volleyball European League! Vajzat dardane dominuan nga fillimi deri në fund, duke fituar setet: , , . “Një paraqitje spektakolare, me karakter, disiplinë dhe shpirt luftarak, që nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit.

Fitorja bëhet edhe më e madhe duke pasur parasysh se vetëm pak javë më parë Mali i Zi ishte jo larg kreut ne këtë garë. Në Pallatin e Rinisë, para publikut të saj, Kosova tregoi se po rritet me hapa të mëdhenj në skenën evropiane dhe se mund të sfidojë çdo kundërshtar. Sonte nuk ishte vetëm një fitore.

Sonte ishte një deklaratë e fuqishme se volejbolli kosovar po shkruan histori!”, k a shkruar në faqen e FVK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot