KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

0%

Komanda Rajonale Perëndim (RC-W), në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka organizuar një takim ndërfetar me temën “Përmes zgjedhjes së dialogut, ne mund ta ndërtojmë të ardhmen”, i cili u mbajt në Kampin Villaggio Italia në Pejë.

Takimi u drejtua nga komandanti i RC-W, kolonel Federico Mora, dhe mblodhi përfaqësues të komuniteteve fetare myslimane, ortodokse, katolike, hebraike dhe tarikateve nga zona e përgjegjësisë së kësaj komande. Sipas KFOR-it, aktiviteti shërbeu si një platformë e hapur dhe e paanshme për dialog, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe forcimin e besimit mes pjesëmarrësve.

“ Diskutimet u pasuruan nga reflektime të të rinjve mbi paqen, respektin reciprok dhe bashkëjetesën, ndërsa nxënësit e Shkollës së Artit në Pejë prezantuan punime artistike që përcollën mesazhe për dialog dhe harmoni ndërmjet komuniteteve ”, thuhet në njoiftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KFOR vlerësoi se aktivitete të tilla janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke promovuar besimin, mirëkuptimin dhe një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Burimi: Bota Sot