Kajak, kamping, paragllajding e çiklizëm, çfarë sjell Prishtina Outdoor Festival

0%

Prishtina Outdoor Festival ka nisur sot aktivitetet treditore në kuadër të programit “Prishtinë–Gollak 2026”, duke mbledhur qytetarë të shumtë në një organizim që promovon jetën e shëndetshme, aktivitetet në natyrë dhe rekreacionin.

Drejtori i Kulturës në Komunë e Prishtinës, Isah Mustafa tha se Komuna e Prishtinës bashkëpunimin do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi që është një festival që ka interesim mjaft të madh nga qytetarët. Mustafa: Outdoor Festivali, festivali që ka marrë formë “Outdoor Festivali është viti i dytë që po bëhet në partneritet me Komunën e Prishtinës.

Është një festival që kohëve të fundit ka marrë formë. Po shihet edhe prej aktivitetit edhe pjesëve të ndryshme të sportit që kanë marrë pjesë. E ka një gjithëpërfshirje nëpër territorin e Prishtinës dhe është duke marrë jehonë. Ne jemi partnerë në këtë rrugëtim dhe po është diçka që mendojmë me vazhdu në të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edicioni i dytë po shihet që është shumë më i mirë sesa edicioni i parë dhe në bashkëpunim me klubin Alpin po shohim që ka shumë interesim të madh, ka shumë regjistrime për me marrë pjesë. Veç suksese klubit Alpin, ne do të jemi partnerë në vazhdimin e këtyre. Procesi i organizimit me thënë të drejtën ne si drejtori kemi ardhur që një muaj kështu, kemi gjetur të nisur.

Po i kemi bashkuar të gjitha forcat me marrë formë sa më mirë”, tha Mustafa. Kristian Gashi, organizator nga klubi Alpin tregoi se cilat janë aktivitetet që do të mbahen në kuadër të Prishtina Outdoor Festival dhe sfidat rreth organizimit Gashi: Festivali ka 25 aktivitete “Festivali ka filluar sot me aktivitetin e fëmijëve, vrapimin e lehtë që kemi bërë prej Kinos ABC deri këtu.

Dhe kemi me vazhduar me aktivitetet e ndryshme: alpinizëm urban, nesër kemi vrapim, kajak, joga, kamping e shumë e shumë aktivitete. Janë rreth 25 aktivitete krejt, të cilat mbahen në Prishtinë dhe rajonin e Prishtinës, në Gollak, në krejt rajonin e Gollakut.

Qëllimi i festivalit është jeta e shëndetshme, me ndiku në shëndetin mendor, fizik, qysh po e shihni edhe këtu fëmijët me u kënaq krejt bashkë me shumë aktivitete të natyrës. Organizimi bëhet nën patronazhin e Komunës së Prishtinës edhe me përkrahjen e shumë sponsorëve të tjerë. Ka aktivitete sonte në mbrëmje, ka muzikë.

Kemi pasur edhe këtu, po i shihni veç disa aktivitete këtu, tash vazhdojmë me garën e kitarës. Në mbrëmje vonë ka muzikë live. Nesër fillojmë prej mëngjesit me plot aktivitete, e kemi me aktivitetin e kajakut për shembull në liqenin e Badovcit ku secili që do me e provu kajakun pa pagesë, duhet me mbledh një sasi të mbeturinave.

Pastaj e kemi kampingun ku shkojmë, flemë me tenda, eksplorimin e qiellit natën, shigjetarinë, paraglaiding, kalërimin e kemi nesër. Të dielën e kemi çiklizmin, çiklizmi fillon prej këtij vendi”, tha Gashi.

Burimi: Bota Sot