Shpërndaje në: Ushtria e Izraelit ka thënë se po sulmon Hezbollahun në disa zona jugore të Libanit, teksa sulmet nuk i ka ndalur përgjatë natës. Sipas ushtrisë, sulmet po kryhen ndaj “terroristëve të Hezbollahut dhe infrastrukturës” për shkak të “shkeljes së armëpushimit” nga grupi, raportoi Guardian. Nga Libani u raportua se janë vrarë 16 persona nga Izraeli.
Ndërsa Hezbollahu njoftoi se ishte anagzhuar në luftime të reja të enjten. Sulmet po ndodhin pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran që përcakton përfundimin e luftës në të gjitha frontet në Lindjen e Mesme, përfshirë Libanin. Bisedimet që do të zhvilloheshin të premten mes SHBA-së e Iranit për marrëveshjen 14-pikëshe, janë anuluar.
Presidenti amerikan Donald Trump të enjten deklaroi se SHBA-ja pret “armëpushim të plotë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, Hezbollahun dhe Izraelin”. Irani përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, ka paraqitur qëndrimin se nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin, kjo do të konsiderohet shkelje e memorandumit të paqes.
