I forti i Kosovës, zotohet për një gjë

0%

Bujar Muli, i njohur si i forti apo “Herkulesi” i Kosovës, ka paralajmëruar se është në formën më të mirë dhe mezi e pret datën e 18 korrikut për të thyer edhe një rekord botëror. “Edhe 1 muaj deri te sfida më e madhe e jetës sime! Më , në Vushtrri, do të tentoj të shkruaj histori duke synuar një Rekord Botëror Guinness, me një peshë prej 2000–2500 kg.

Pas shumë viteve sakrificë, djersë dhe përkushtimi, tani ka ardhur momenti i së vërtetës. Ju ftoj të gjithëve të jeni të pranishëm dhe ta përjetojmë këtë moment së bashku. Përkrahja juaj do të jetë forca ime më e madhe. Zoti më ndihmoftë të dal faqebardhë dhe ta bëj krenare familjen time, qytetin tim dhe gjithë Kombin Shqiptar” , ka shkruar Muli.

Burimi: Bota Sot