Gledi Mici nuk është më lojtar i Struga Trim Lum

0%

Pas skadimit të kontratës, futbollisti Gledi Mici ka përfunduar qëndrimin e tij te Struga Trim Lum. Futbollisti nga Tirana iu bashkua Struga Trim Lumit verën e kaluar, duke regjistruar gjithsej 30 paraqitje në kampionat dhe në Kupë. Përvoja e tij u vërejt në disa ndeshje të ekipit, ndërsa nga klubi kanë theksuar se vlerësojnë kontributin që ai dha me fanellën e skuadrës strugane.

Mici ka një karrierë të pasur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, pasi për shumë vite ishte pjesë edhe e KF Shkëndijës. Mbrojtësi shqiptar ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij si te Shkëndija, ashtu edhe te Struga Trim Lumi.

Largimi i Micit nënkupton se drejtuesit e Struga Trim Lumit do të duhet të jenë aktivë gjatë afatit kalimtar veror, veçanërisht duke pasur parasysh se klubi tashmë është ndarë edhe me disa futbollistë të tjerë dhe pritet të kërkojë përforcime për sezonin e ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot