Fundjava sjell ndeshjet e fundit për “Dardanet” në volejboll

0%

Kombëtarja e vajzave të Kosovës në volejboll do të jetë në aksion këtë fundjavë, duke zhvilluar ndeshjet e fundit në kuadër të “CEV Volleyball European League”. “Dardanet” do të zbresin në parket të premten, ku do të përballen me Malin e Zi, ndërsa të dielën do të kenë përballë Hungarinë.

Këto dy sfida janë vendimtare për ekipin tonë, i cili synon të sigurojë pikët e para në këtë kompeticion ndërkombëtar. Federata e Volejbollit fton të gjithë sportdashësit që të jenë të pranishëm dhe të përkrahin “Dardanet” në këto ndeshje të rëndësishme, duke kontribuar në krijimin e një ambienti motivues për ekipin kombëtar.

Kjo fundjavë premton emocione të mëdha dhe volejboll cilësor në kryeqytet, me dy ndeshjet që fillojnë nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot