“E kishte marrë në shfrytëzim një familjar i saj”, gjendet vetura e raportuar si e vjedhur në Novobërdë – policia jep detaje

0%

Hetues Policor nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Novobërdë lidhur me rastin e raportuar me datën si vjedhje e automjetit në fshatin Kufcë e Epërme të komunës së Novobërdës, si rezultat i veprimeve intensive operative e hetimore në terren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk paraqet elemente të veprës penale “Vjedhje e rendë”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se nga verifikimet dhe intervistat e zhvilluara është konstatuar se raportimi ka ndodhur si rezultat i mungesës së informacioneve të plota nga ankuesja lidhur me shfrytëzimin e automjetit Audi me targa vendore të cilin automjet e kishte marrë në shfrytëzim një familjar i saj në atë kohë.

Gjatë hetimeve janë sqaruar të gjitha rrethanat relevante që kanë çuar deri te raportimi i rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi