DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin

0%

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit energjetik si një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve ekonomike të Shteteve të Bashkuara me partnerët evropianë, përfshirë edhe Kosovën. Në përgjigje për Dukagjinin, nga DASH është deklaruar se eksporti i energjisë amerikane luan rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë energjetike të Evropës.

Sa i përket Kosovës, institucionet amerikane kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e sektorit energjetik, me fokus në diversifikimin e furnizimit me energji, përfshirë edhe gazin natyror të lëngshëm (LNG). “Eksporti i energjisë amerikane është një shtyllë qendrore në bashkëpunimin tonë ekonomik me partnerët evropianë.

Eksportet e energjisë amerikane forcojnë sigurinë energjetike në Evropë. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me industrinë energjetike të SHBA-së dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës përmes diversifikimit të furnizimit me energji, duke përfshirë LNG-në amerikane”, thuhet në përgjigje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Debati për orientimin energjetik të Kosovës është intensifikuar pas kërkesave amerikane që vendi të lidhet me rrjetin e gazit amerikan, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka shprehur preferencë për alternativa të tjera, përfshirë lidhjen me centralin e Vlorës për import të energjisë elektrike, në vend të ndërtimit të një infrastrukture të brendshme për LNG.

Burimi: Telegrafi