City dhe Tottenham pas Tonalit

0%

Manchester City është futur fuqishëm në garën për transferimin e Sandro Tonalit, duke sfiduar Tottenhamin për shërbimet e mesfushorit italian të Newcastle United. Sipas raportimeve të The Athletic, Tottenhami ka zhvilluar tashmë bisedime pozitive me përfaqësuesit e lojtarit dhe e konsideron Tonalin si objektivin kryesor të verës.

Megjithatë, hyrja e Cityt në garë mund të komplikojë ndjeshëm planet e klubit londinez. Skuadra nga “Etihad” po përgatitet për një epokë të re nën drejtimin e Enzo Marescas dhe e sheh Tonalin si një nga figurat kyçe për rindërtimin e mesfushës. Pavarësisht çmimit të lartë, që pritet të kalojë 80 milionë funte, drejtuesit e Cityt mbeten të interesuar për italianin.

Interesimi për Tonalin nuk do të thotë se City ka hequr dorë nga Elliot Anderson. Klubi vazhdon negociatat me Nottingham Forest për mesfushorin 23-vjeçar, në një marrëveshje që mund të arrijë shifra rekord për futbollin britanik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtuesit e kampionëve të Anglisë synojnë transferimin e të dy lojtarëve për të forcuar repartin e mesfushës pas largimit të Bernardo Silvës drejt Real Madridit dhe pasigurisë që rrethon të ardhmen e disa lojtarëve të tjerë si Nico Gonzalez dhe Tijjani Reijnders. Një tjetër shqetësim i madh për Cityn mbetet e ardhmja e Rodri.

Mesfushori spanjoll ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe ka deklaruar se do të vendosë për të ardhmen e tij vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës. “Do të pres deri në fund të turneut për të bërë të ditur vendimin tim”, ka thënë Rodri, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm. Real Madridi vazhdon të përmendet si destinacioni më i mundshëm për spanjollin.

Pas humbjes së dy titujve radhazi në Premier League dhe eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, Manchester City është i vendosur të investojë fuqishëm këtë verë për të rikthyer dominimin në Angli dhe Evropë.

Burimi: Bota Sot