Brazili kërkon reagim, Turqia do të përballet me Paraguain

0%

Turqia do të përballet (sot, 05.00) me Paraguain me imperativin e fitores. Humbja ndaj Australisë ishte një goditje e rëndë për ekipin e drejtuar nga Vincenzo Montella, i cili tashmë nuk ka hapësirë për gabime nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.

Brazilianët zhgënjyen në takimin e parë, duke barazuar me Marokun, prandaj fitorja (sot, 02.30) ndaj Haitit konsiderohet e domosdoshme për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti. “Ekipi nuk ishte i kënaqur sepse hapja e turneut nuk ishte e mirë, veçanërisht pjesa e parë. Tani do të luajmë një ndeshje ndryshe, me shumë më tepër cilësi”, deklaroi Ancelotti.

Brazili do të synojë të shmangë çdo surprizë dhe të rikthehet në rrugën e fitoreve, ndërsa SHBA-ja është pranë sigurimit të kualifikimit të hershëm në fazën e eliminimit direkt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot