Bota e futbollit në ankth

0%

Carlos Alberto Parreira është shtruar pak orë më parë në një spital në Rio de Janeiro pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqsuar në orët e fundit. Ish-trajneri legjendar brazilian vuan nga një sëmundje e pakurueshme e gjakut dhe për këtë arsye i është rekomanduar që t’i nënshtrohet një tjetër trajtimi nën kujdesin e mjekëve.

Sipas “Samaritano Barra Hospital”, 83-vjeçari po trajtohet për të limituar sa më shumë sëmundjen “Hodgkin’s lymphoma”, e cila i është diagnostikuar në 2023-in. Parreira është një ikonë e futbollit brazilian. Ai udhëhoqi ekipin drejt trofeut në Kupën e Botës 1994. Ndërkohë që numëron edhe sukese të tjera si ai i vitit 2004 (Copa América) dhe 2005 (Confederations Cup).

Ai drejtoi Seleção-n për 177 ndeshje prej të cilave fitoi 124 dhe humbi vetëm 14.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot