Rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuana, u sekuestruan sot në një aksion në dy lokacione në komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të komunës së Ferizajt. Ndërsa, në pranga përfunduan katër persona, nga të cilët dy shtetasë kosovarë, dhe nga një i Serbisë dhe Shqipërisë.
Operacioni që i finalizoi hetimet disa mujore u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e cila e bëri të ditur lajmin.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhge 2 vetura, dhe 1 kamion.
