Me rastin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë, Komuna e Vushtrrisë ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive që i kushtohen kësaj date të rëndësishme. Aktivitetet nisin në ora me homazhe, ku pikëtakimi do të jetë para objektit të Komunës së Vushtrrisë. Në mbrëmje, duke filluar nga ora , do të mbahet “Marshi për Çlirim”, i cili do të nisë nga objekti i komunës. Ndërkaq, në ora , në sheshin “Adem Jashari” do të organizohet Akademia Solemne, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
Burimi:
Bota Sot
