Uzbekistanin e pret ndeshje e vështirë në debutim

0%

Shpërndaje në: Uzbekistanin e pret një fillim i vështirë në debutimin në Kupën e Botës, në stadiumin ikonik “Estadio Azteca” në Mexico City. Uzbekistani do të përballet me Kolumbinë, e cila mungoi në Botërorin “Katari 2022”. Ndeshja do të zhvillohet në orën të mëngjesit të së enjtes, ndërsa i takon Grupit K ku janë edhe Portugalia dhe Kongo. Uzbekistani drejtohet nga ish-kampioni i Botës me Italinë, Fabio Cannavaro. Uzbekistani i humbi dy miqësoret para Botërorit, kundër Kanadasë dhe Holandës. Por ka shpresë tek Uzbekistani për fitore ndaj favorites në letër, Kolumbisë. Kolumbia do ta bëjë paraqitjen e parë në Botëror që nga viti 2018. Uzbekistani dhe Kolumbia nuk janë përballur asnjëherë.

Burimi: Koha