Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se takimet me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM janë planifikuar të mbahen të premten dhe të shtunën për të diskutuar ristrukturimin e paralajmëruar të qeverisë. Siç deklaroi Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, bashkëpunimi midis OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it vazhdon si më parë. “Takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM janë planifikuar për të premten dhe të shtunën. Ndryshe, tani nuk po përballemi me zgjedhje, tani jemi në gjysmën e dytë të mandatit, kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të drejtë dhe miqësor me VLEN-in. Pres të vazhdojmë në atë drejtim. Pas realizimit të bashkëpunimit tonë, pas zgjedhjeve në vitin 2024, pasuan zgjedhjet lokale ku fituan bindshëm në 10 komuna, kështu që nuk shoh asnjë pengesë në këtë moment që bashkëpunimi ynë të mos vazhdojë” , theksoi Mickoski. Ndryshe, dje VLEN mbajti Kuvendin themelues me çka zyrtarizoi bashkimin e koalicionit në një parti të vetme.
Të premten dhe të shtunën takime mes partnerëve të koalicionit, do të diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë

Burimi:
Bota Sot