Sirena italiane për Armando Brojën

0%

Sirena italiane për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të Kaljarit të Alen Sherrit, për përforcimin e repartit ofensiv në merkaton e verës. Broja aktualisht është pjesë e Bërnlit ishte në radar edhe të Milanit në të kaluarën, por transferimi nuk u realizua. Gjatë sezonit të fundit në Premier Ligë ai regjistroi 1 gol dhe 1 asist në 24 paraqitje. Sipas raportimeve të Xhanluka Di Marcios, drejtuesit e Kaljarit po vlerësojnë seriozisht mundësinë për ta afruar sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Burimi: Bota Sot