Shllaku: Kosova i ka tri alternativa për furnizim me gaz

0%

Shpërndaje në: Eksperti i çështjeve të energjisë, Luan Shllaku, ka thënë se Kosova ka tri alternativa për furnizim me gaz, duke përfshirë gazin natyror përmes gazsjellësve, gazin e lëngshëm që transportohet me tankerë dhe gazin nga Azerbajxhani. Ai ka theksuar se secila prej këtyre alternativave paraqet mundësi të ndryshme për sigurimin e furnizimit me gaz për vendin. “Kosova i ka tri alternativa të furnizohet me gaz. Të gjitha shtetet mund të furnizohen nga gazsjellësi dhe e marrin gazin siç është, natyror. Mundësia e dytë është gaz i lëngshëm, që vjen prej largu dhe nuk mund të vijë te ne me gypa por me tankerë të mëdhenj. Gazi amerikan vjen në tri porta, në Kroaci, Greqia dhe po flitet për Vlorën. Porti i Vlorës e kanë nënshkruar marrëveshjen me amerikanët për 20 vjet e ardhshëm që të marrë gaz. Mundësia tjetër është gazi jo i lëngshëm që është gazi i Azerbajxhanit”, ka deklaruar Shllaku.

Burimi: Koha