Befasi e këtij edicioni të Kupës së Botës padyshim që është portieri i Kepit të Gjelbër, Josimar Dias, i njohur si Vozinha. 40-vjeçari mori vëmendjen në ndeshjen ndaj Spanjës, ku e mbajti portën të paprekur për 90 minuta. Pas ndeshjes, Vozinha shpërtheu në lot, pasi tregoi se nuk e ka nënën dhe familjen e tij afër, për shkak të mungesës së vizës dhe çmimet e larta për të paguar qëndrimin në ShBA. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se po punun për të ndihmuar nënën e portierit të Kepit të Gjelbër Vozinha të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të shikojë djalin e saj duke luajtur në Kupën e Botës. ”Qava pas ndeshjes sepse u rrita me gjyshërit e mi kur isha fëmijë dhe ata nuk mundën të ishin atje. Ata ndërruan jetë disa vite më parë. As nëna ime nuk mundi të ishte këtu për një çështje vize dhe për paratë që duhej të paguanim për të. Nuk arritëm ta bënim këtë në kohë.”, kishte deklaruar Vozinha. Ai është bërë senzacion i këtij botërori, ku llogaria e tij zyratre nga 10 mijë njekës sa kishte, ka shpërthyer duke tejkaluar shifrën prej 11.5 milion followersa.
