Real Madrid hyn në lojë për Bastonin, Interi kërkon 70 milionë euro

0%

Klubi italian ka të njëjtat pretendime financiare si ndaj Barcelonës. Fjalën e fundit pritet ta thotë trajneri Jose Mourinho. Përsëri një erë spanjolle fryn drejt Milanos dhe ngacmon veshët e Alessandro Bastoni-t. Nëse 3 muaj më parë vinte nga Barcelona, këtë herë vjen nga Madridi, ku Reali po mendon seriozisht për mbrojtësin e Interit. Dy klubet kanë pasur së fundi një dialog për transferimin e Denzel Dumfries nëpërmjet pagesës së klauzolës 20 milionë euro. Florentino Perez ka drekuar me Beppe Marotta-n dhe ish-kampionë të klubit zikaltër. Në biseda është folur edhe për Bastonin, i cili ka kontratë me zikaltrit deri në 2028-ën dhe pëlqehet nga “Los Blancos”. Interi e vlerëson lojtarin jo më pak se 70 milionë euro. E njëjta shifër që është kërkuar edhe nga Barcelona pak kohë më parë. Mbrojtësi mëngjarash konsiderohet një aset i rëndësishëm për Interin dhe zëvendësimi i tij nuk është i lehtë. Megjithatë, klubi italian mund të privohet prej tij për shifrën e duhur, që më pas të ndërhyjë në merkato me një tjetër buxhet. Shitja e mundshme për 70 milionë euro do të ndryshonte tërësisht planet e Interit në merkaton e verës. Fjalën e fundit do ta thotë Jose Mourinho, që ka siguruar tashmë Cucurella, Konate, Bernardo Silva dhe Dumfries. Bastoni është një profil shumë i mirë për Realin, për eksperiencën në nivel ndërkombëtar dhe përshtatjen në skemat e lojës.

Burimi: Bota Sot