Shpërndaje në: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar foto se si do të duken 15 autobusë elektrikë dhe dy tramë, por nuk ka treguar datën se kur do të vijnë. Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë përkrahur operatorët në proces të financimit për këto mjete. “Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha elektrikë. Prishtinën s’ka që e ndal!”, ka shkruar Rama. Në zgjedhjet lokale që u mbajt vitin e kaluar, Rama pati premtuar se në qershor, Prishtina do të bëhej me tram elektrik. Megjithatë, kjo nuk duket në horizont. Ka premtuar se do të ketë edhe autobusë të rinj.
Burimi:
Koha
