Portugalia merr “goditje” pak orë para ndeshjes! Mungesë e madhe te luzitanët

0%

Në prononcimin para mediave, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Ruben Dias nuk do të jetë në dispozicion për të dhënë kontributin për ndeshjen kundër Republikës Demokratike të Kongos, shkak problemete fizike. Dias konsiderohet lojtar thelbësor në prapavijën e luzitanëve dhe kontributi i çdo lojtari në një kompeticion kaq elitar merr vlerë. Për protagonistin në fjalë, ky mund të jetë edicioni i fundit që ka shansin të luaj dhe fitojë Kupën e Botës, duke marrë parasysh moshën, 29 vjeç. Sfida Portugali – Republika Demokratike e Kongos do të mbahet sot prej orës , e vlefshme për Grupin K.

Burimi: Bota Sot