Iniciativat për të bllokuar kufirin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë kundërproduktive dhe mund të dëmtojnë pozicionin e Bullgarisë në marrëdhëniet me Maqedoninë, tha ministrja e Jashtme bullgare Velislava Petrova-Çamova në lidhje me protestat e paralajmëruara në kufirin bullgaro-maqedonas të paralajmëruara për të dielën nga fondacioni “Maqedonia” i Viktor Stojanovit. “Sidoqoftë, veprime të tilla do të jenë kundërproduktive”, tha ministrja në një deklaratë për mediat bullgare. Sipas saj, nisma të tilla nuk lidhen me aktivitetet e qeverisë bullgare dhe nuk kontribuojnë në mbrojtjen e interesave kombëtare. “E kuptoj që ekziston mundësia që organizatat joqeveritare ose struktura të tjera të organizojnë ngjarje të tilla, por nga ana jonë është e rëndësishme të mbajmë një qëndrim shumë të vendosur me të drejta të shprehura qartë për të cilat ne mbrojmë”, tha Petrova. Ajo theksoi se Bullgaria nuk ka interes në përshkallëzimin e tensioneve me Maqedoninë. “Nuk ka nevojë të futemi më tej në kanalin e përshkallëzimit dhe të përgjigjemi në çdo rast në të cilin ka një provokim të tillë”, theksoi Ministrja e jashtme bullgare.
Petrova-Çamova: Bullgaria nuk ka interes të përshkallëzojë tensionet me Maqedoninë, bllokada e kufirit është kundërproduktive

Burimi:
Telegrafi