Raporti i Riho Terras për Kosovën ka kaluar me shumicë solide të votave. Këtë e ka bërë të ditur vetë Terras përmes një postimi në “X”. Pro raportit kanë votuar 412 deputetë, 174 kundër dhe 58 abstenime. “Reformat e vazhdueshme dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE mbeten thelbësore në rrugën drejt BE-së” , ka shkruar Terras. Kalon me shumicë solide votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian.
Burimi:
Bota Sot
