Osimhen shpreh keqardhjen për mungesën në Botëror

0%

Victor Osimhen është padyshim një nga mungesat e mëdha të këtij Botërori. Nigeria e tij nuk arriti dot të siguronte biletën për Kupën e Botës, duke munguar kështu për herë të dytë rresht. “Ndihem keq që nuk luaj në Kupën e Botës. Është hera e dytë radhazi. Po flisja me djemtë e tjerë dhe ata ndihen njësoj, por ne vazhdojmë përpara”, tha Osimhen. 27-vjeçari shtoi se Nigeria duhet të mësojë nga ky dështim dhe të rimarr sërish vendin që i takon. Ndër të tjera, Osimhen iu dha fund zërave të merkatos, duke ditur interesin e madh për të. “Jam shumë i lumtur këtu te Galatasaray. Zgjohem çdo mëngjes me një buzëqeshje. E dua këtë klub, këtë qytet dhe njerëzit përreth meje”, tha Osimhen. I pyetur për një largim të mundshëm, nigeriani ishte i prerë: “Jo, jam i lumtur këtu.” Osimhen shënoi 22 gola dhe dha 8 asiste në sezonin e fundit. Ai ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në radarin e shumë klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United etj, por mesa duket ka vendosur të vazhdojë ende te Galatasaray.

Burimi: Bota Sot