Shpërndaje në: Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj saj. Mihali ka thënë se Rama nuk e merr asnjë vendim vet. Ajo e ka akuzuar Ramën për korrupsion. “Sepse ti je korruptuar para se me u bë Përpami.
Se ti si i tillë ke ardhur dhe pse je i korruptueshëm të mbajnë aty konjuktura që ta ka sjellë”, ka shkruar ndër të tjera Mihali. Ajo e ka akuzuar Ramën duke thënë se në krye të Prishtinës e mban krimi i organizuar. “Ti e do sundimin e parasë së pistë, kjo për ty quhet liri. Kaq di ti edhe si sekser dikur edhe sot aty ku të mban krimi i organizuar …
Prishtina ka me shpëtu nga kthetrat e krimit. Edhe ti, ke me shku në koshin e mbeturinave që i ke grumbullu po vet. Këtu do të jemi dhe do ta shohim”, ka shkruar Mihali. Postimi i plotë i Mihalit:
