Lionel Messi ka reaguar pas fitores së Argjentinës në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke shprehur lumturinë për startin pozitiv të kampionëve në fuqi dhe krenarinë për bashkëlojtarët e tij. Ylli argjentinas, i cili shkëlqeu me një “hat-trick” në triumfin ndaj Algjerisë, publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku falënderoi tifozët për mbështetjen dhe vlerësoi karakterin e skuadrës. “I lumtur për këtë fillim, mirënjohës për gjithë dashurinë që kemi marrë dhe shumë krenar që shoh këtë grup të rikthehet të garojë në të njëjtën mënyrë siç ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve ”, shkroi Messi. Kapiteni i Argjentinës ishte protagonisti kryesor i fitores, duke realizuar tre gola dhe duke barazuar rekordin e Miroslav Kloses si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës. Mesazhi i Messit u prit me entuziazëm nga tifozët argjentinas, të cilët shpresojnë se kombëtarja e Lionel Scalonit do të arrijë të mbrojë titullin e fituar në Botërorin e kaluar.
