Lufta në Ukrainë, Trump: Do të bëj gjithçka për të rritur presionin ndaj Putinit

0%

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky në margjinat e G7, ku theksoi se do të bëjë gjithçka për të rritur presionin ndaj Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Rusia duhet të bëjë një marrëveshje. Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time”, deklaroi Trump, duke siguruar se do ta mbajë premtimin e tij se sapo të sigurohet marrëveshja me Iranin, ai do të përqendrohet edhe në përfundimin e “luftës tjetër”. Trump deklaroi gjithashtu se “sanksionet ndaj naftës ruse mund të rikthehen së shpejti”. Sanksionet u hoqn përkohësisht për të adresuar krizën energjitike të shkaktuar nga bllokada e Hormuzit, pas sulmeve ndaj Iranit.

Burimi: Bota Sot