Leart Alija drejtor i ri sportiv i FC Ferizajt

0%

Klubi i futbollit Ferizaj ka zgjedhur drejtorin e ri sportiv pas dorëheqjes së Genc Hysenit. Leart Alija është emëruar drejtor i ri sportiv te klubi ferizajas që do garojë në Ligën e Parë të Kosovës. “FC Ferizaj njofton emërimin e Leart Alija në pozitën e Drejtorit Sportiv të klubit. Learti ka qenë pjesë e gjeneratave të FC Ferizajt si futbollist dhe prej vitesh është i lidhur me klubin tonë. Së fundmi, ai ka përfunduar me sukses shkollimin për Drejtor Sportiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u pajisur me licencën përkatëse. Besojmë se njohuritë, përkushtimi dhe lidhja e tij me klubin do të jenë një vlerë e shtuar në rrugëtimin dhe zhvillimin e FC Ferizajt. Njëkohësisht, klubi falënderon Drejtorin Sportiv të deritanishëm, Genc Hyseni, për kontributin dhe përkushtimin e dhënë. Për shkak të angazhimeve personale ai nuk do të vazhdojë në këtë pozitë, por do të mbetet pranë FC Ferizajt dhe Presidentit të klubit, duke ofruar mbështetjen e tij profesionale edhe në vazhdim”,- ka njoftuar FC Ferizaj.

Burimi: Bota Sot