Kosova organizatore e Kampionatit Mesdhetar të Karatesë në vitin 2027-të

0%

Prishtina do të jetë qendra e karatesë mesdhetare në vitin 2027, pasi Federata e Karatesë e Kosovës, ka siguruar organizimin e Kampionatit Mesdhetar të Karatesë për kategoritë U14, Kadet, Junior dhe Senior. Vendimi u mor sot në Asamblenë e Federatës Mesdhetare të Karatesë, e mbajtur në Alexandria të Egjiptit. Kandidatura e Kosovës mori mbështetje unanime nga të gjitha federatat anëtare. Ky sukses i rëndësishëm për sportin vjen si rezultat i angazhimit të Federatës së Karatesë së Kosovës dhe përfaqësimit të saj në Asamble nga kryetari Besart Baruti dhe sekretari i përgjithshëm Nazmi Gashi, të cilët prezantuan para delegatëve kërkesën dhe vizionin e Kosovës për organizimin e kampionatit.

Burimi: Bota Sot