I plagosuri në Veternik Shkëlqim Kastrati, dërgohet për trajtim jashtë vendit

0%

Krismat e kallashnikovit tronditën Vetërnikun mbrëmjen e së martës. Si pasojë të shtënave, u plagos 30 vjeçari Shkëlqim Kastrati. I njëjti për shkak të lëndimeve të rënda u dërgua për trajtim jashtë vendit. Kështu deklaroi për median Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së. “Për shkak të natyrës së lëndimit, pacienti është dërguar jashtë vendit për trajtim dhe rehabilitim të mëtejmë mjekësor”, ka deklaruar ajo. “Sipas informacioneve mjekësore nga Qendra Emergjente, pacienti Sh. K.(1996) ka pësuar plagë në regjionin e toraksit, si dhe fraktura të vertebrave torakale. Në momentin e pranimit në Qendrën Emergjente të QKUK-së, gjendja e tij ka qenë stabile, megjithatë lëndimet konsiderohen serioze dhe kërkojnë trajtim të specializuar: , shtoi Qyqalla.

Burimi: Bota Sot