Feronikeli’74 është bërë me trajner të ri në sezonin e tyre rikthyes në Superligë. Bëhet fjalë për Elon Berishën, i cili ishte deri më tani i papunë që prej shkarkimit të tij nga Malisheva. Berisha, nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin nga Drenasi. Ai zëvëndësoi Granit Begollin, i cili u largua pasi siguruan rikthimin në elitën e futbollit.
Burimi:
Bota Sot
