Kombëtarja e Austrisë e ka nisur me tri pikë aventurën në Kupën e Botës 2026, duke triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Jordanisë në ndeshjen e parë të Grupit J. Jordania e nisi takimin pa frikë dhe krijoi rastin e parë të madh që në minutën e dytë, kur Ehsan Haddad përfitoi nga një top i mbetur në zonë, por goditja e tij kaloi shumë pranë shtyllës së djathtë. Në minutën e 17-të, Odeh Al Fakihouri provoi me një goditje të rrezikshme nga distanca, por portieri Alexander Schlager reagoi në mënyrë fantastike. Austria goditi e para në minutën e 21-të. Romano Schmid kontrolloi në mënyrë perfekte një pasim në hyrje të zonës dhe me një goditje të bukur dërgoi topin në cepin e sipërm të portës për rezultatin 1-0. Jordania vazhdoi të kërcënonte dhe në minutën e 22-të Ali Olwan ishte shumë pranë barazimit, por goditja e tij me kokë u ndal nga traversa. Sulmuesi jordanez provoi sërish në minutën e 34-t, por Schlager realizoi një tjetër pritje vendimtare. Halfway there! 👊😍 #GemeinsamÖSTERREICH #ATeamOneFamily #FIFAWorldCup pic.twitter.com/mBHxLT81aR — ÖFB – oefb.at (@oefb1904) June 17, 2026 Pas pushimit, Jordania arriti të shpërblehej për paraqitjen e saj. Në minutën e 50-të, Ali Olwan u gjend i vetëm para portës dhe nuk gaboi, duke barazuar shifrat në 1-1. Austria reagoi menjëherë dhe në minutën e 67-të riktheu epërsinë. Pas një tollovie në zonë, topi përfundoi te Marko Arnautovic, i cili nga afërsia e dërgoi në rrjetë për 2-1, por ky gol iu anulua pas rishikimit të VAR-it për prekje të topit me dorë në aksion. Megjithatë, goli i Austrisë u vulos në minutën e 76-të, kur një krosim nga këndi u devijua në portën e vet nga Yazan Al Arab, duke e çuar rezultatin në 2-1. YEEEESSSSSSSSSSS! 😍😍😍 📝 Matchbericht ➡️ #GemeinsamÖSTERREICH #ATeamOneFamily #FIFAWorldCup pic.twitter.com/j1eeHNKwcK — ÖFB – oefb.at (@oefb1904) June 17, 2026 Kur pritej që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat ndodhi një prekje e topit me dorë në zonën e Jordanisë dhe pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari akordoi penallti, të cilën e shndërroi në gol Arnautovic për fitoren me rezultat përfundimtar 3-1. Me këtë sukses, Austria e nis në mënyrën më të mirë fazën e grupeve, ndërsa Jordania mbetet pa pikë pavarësisht paraqitjes së guximshme ndaj favoritëve evropianë.
Austria e nis me fitore Botërorin, mposht Jordaninë pas një ndeshjeje dramatike

Burimi:
Telegrafi