Anglia – Kroacia, dueli i “peshave të rënda”

0%

Shpërndaje në: Përpjekja e Anglisë për t’i dhënë fund 60 vjetëve vuajtje nis në Teksas kur të përballet me Kroacinë, që i ka eliminuar anglezët nga Kupa e Botës në gjysmëfinalen e vitit 2018. Ishte fitorja e vetme e Kroacisë ndaj Anglisë. Duke mbajtur peshën e pritjeve, Anglia e mbështetur në trajnerin gjerman, Thomas Tuchel, do të përpiqet ta fitoj Botërorin e parë që nga viti 1966. “Tre Luanët” patën cikël shumë të suksesshëm kualifikues. U kualifikuan duke fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa nuk pësuan asnjë gol. Nënkampionia e Botës në vitin 2018 dhe gjysmëfinalistja e vitit 2022, Kroacia e udhëhequr nga Luka Modriq, po ashtu e mbylli pa humbje fushatën e saj kualifikuese. Modriq 40-vjeçar është i aftë të ndryshojë rrjedhën e çdo ndeshjeje në të cilën luan. Në anënt tjetër, Harry Kane, hyn në Botëror për herë të tretë, si sulmuesi më në formë, pasi shënoi 61 gola në 51 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat në edicionin 2025/26. Ai për Anglinë ka shënuar 79 gola në 114 paraqitje, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te “tre luanët”. Ndeshja Angli – Kroaci luhet të mërkurën nga ora .

Burimi: Koha