Shpërndaje në: Nënkampionia e Kosovës në futboll, Malisheva, do të përballet me Vllazninë e Shkodrës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa Ballkani i Suharekës kundër skuadrës nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads. Shorti u tërhoq të martën në Nyon të Zvicrës, ndërsa ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 9 korrik. Ndeshjet e kthimit më 16 korrik. Ndeshjet e para, Malisheva e Ballkani do t’i zhvillojnë në udhëtim. Dukagjini, si fitues i Kupës do ta nis rrugëtimin e saj në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës, nga raundi i dytë kualifikues. Kundërshtarin do ta mësojë të mërkurën. Elbasani do të përballet me Bate Borisovin e Bjellorusisë Shkëndija e Tetovës për kundërshtarë do ta ketë Europan e Gjibraltarit. Deçiqi, klubi shqiptar i Malit të Zi, do të përballet me Liepajan e Letonisë.
Malisheva ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Ballkani me kundërshtar nga Uellsi

Burimi:
Koha