Joe Alwyn i jep fund beqarisë, shfaqet në publik me Sarah Pidgeon

0%

Aktori britanik Joe Alwyn është parë duke vazhduar jetën e tij personale pas ndarjes nga këngëtarja Taylor Swift, duke u fotografuar në një moment intim me aktoren Sarah Pidgeon në New York City. Sipas pamjeve të publikuara gjatë fundjavës, Alwyn dhe Pidgeon janë parë duke u puthur teksa shijonin një dalje të përbashkët në qytet. Në disa momente, Pidgeon shihej duke e përqafuar aktorin, ndërsa ai kishte dorën rreth belit të saj, duke treguar një afërsi të dukshme mes tyre. Dyshja dukej e relaksuar dhe e afërt gjatë gjithë mbrëmjes. Joe Alwyn, 35 vjeç, kishte zgjedhur një stil të thjeshtë me xhinse dhe bluzë të zezë, ndërsa Sarah Pidgeon, 29 vjeçe, kishte veshur xhinse të kombinuara me një bluzë të bardhë pa mëngë. Joe Alwyn, Sarah Pidgeon Vetëm disa ditë më parë, media “Deuxmoi” raportoi se Alwyn dhe Pidgeon ishin parë së bashku edhe në Brooklyn, duke shtuar spekulimet për një lidhje në zhvillim mes tyre. Alwyn më parë ishte në një lidhje gjashtëvjeçare me Taylor Swift, nga viti 2016 deri në 2023. Pas ndarjes, ai u lidh për një periudhë të shkurtër edhe me aktoren Emma Laird, bashkëpunëtore e tij në filmin The Brutalist. Joe Alwyn, Sarah Pidgeon

Burimi: Bota Sot