Gjatë muajit qershor, janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt. Sipas Policisë, 14 raste janë regjistruar në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik dhe nga një rast në Shtime e Han të Elezit.
Policia ka njoftuar se edhe qershorin e vitit të kaluar, ishin të raportuara gjithsej 18 raste të dhunës në familje: 11 prej tyre në Ferizaj, 3 raste në Shtime, 3 raste në Kaçanik, 1 rast në Shtërpcë. “Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit qershor 2026 është i njëjtë, si në muajin qershor të vitit 2025.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më . Qytetarët mund ta raportojnë çdo rast në këto mënyra: drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të Policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
“Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht. Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje.” – ka shtuar Policia. Në raportin e Policisë çdo ditë raportohen raste të dhunës në familje që ndodhin edhe në rajone tjera të Kosovës. Disa herë ndodh që të dyshuarit të arrestohen.
