106 gjoba dhe e 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj

0%

Policia Rajonale e Ferizajit gjatë muajit qershor, ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve. Sipas raportit të policisë janë shqiptuar, gjithsej 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe 74 motoçikleta të konfiskuara, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Nga shkeljet e evidentuara janë shqiptuar: 52 gjoba pa patent shofer të motoçikletës, 46 pa regjistrim, 3 për mbajtjeje të helmetës dhe 5 tjera motoçikleta të konfiskuara. “Apel për qytetarët Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën. Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet tutje në raport.

Burimi: Telegrafi